
Thiem në finale të Australian Open
31 janar 2020
| 16:20
Tenisti Dominic Thiem ka kaluar në finalen e Grand Slam turneut të tenisit në Australian Open.
Bartësi i katërt u rikthye pasi humbi setin e parë duke fituar në fund me rezultat 3-6, 6-4, 7-6, 7-6 kundër Alexander Zverev në tri orë e 42 minuta lojë në Rod Laver Arena.
Kjo është hera e parë që austriaku arrin finalen e Australian Open. Në finale, ai do të ndeshet me shtatë herë kampionin, Novak Djokoviq. 26-vjeçari në të kaluarën kishte qenë finalist i mposhtur në dy Grand Slam turne nga Rafael Nadal në Roland Garros më 2018 dhe 2019.