Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime

26 maj 2020 | 08:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë dërguar letra administratës Trump duke thënë se Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK-së.

“Kishte zyrtarë të LDK-së që i dërgonin letra Ambasadës Amerikane, ku thuhej se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK-së”, është shprehur Osmani.

Madje, sipas saj, ajo është akuzuar se LDK-ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të saj.

“Sot thuhet se LDK-ja i ka humbur zgjedhjet për shkak të Vjosa Osmanit”, ka thënë Osmani.

Nëse ka diçka problem, ma thuaj në sy, e jo të dërgosh letra në Berlin e Uashington. Sulmet politike mund t’ua fal, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë. Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, ka thënë Osmani. Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj si kandidate e LDK-së për kryeministre. “Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, ka shprehur mendimin ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka marrë përsipër zbatimin e të gjitha…