“Thirrëm kur të kesh probleme me Serbinë”, Buzhala: Kurti s’e do Osmanin për shkak të fjalës së Trumpit

25 shkurt 2026 | 22:22

Kanë mbetur edhe një javë deri në afatin e fundit kur Kosova do të duhej ta kishte të zgjedhur presidentin/en.

Kjo pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për funksionimin e shtetit, duhet të marrë formë më 4 mars.

Bashkë me mysafirët e Rubikonit, në Klan Kosova u diskutuan skenarët e mundshëm.

Gazetari Berat Buzhala, deklaroi se kryeministri i Kosovës i Kosovës Albin Kurti s’e do presidenten Vjosa Osmani për një arsye.

Buzhala tha se Osmani e ka marrë vëmendjen e presidentit Trump.

“Me ta bo presidenti i Amerikës thirrëm kur ki probleme me Serbinë, është perfekt. Pse po luan kur e ke gjetur njeriun”, u shpreh Buzhala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Brendshme e Kubës ka njoftuar se katër burra…