
Thirret mbledhja e Qeverisë, pritet lehtësimi i masave
28 maj 2021
| 11:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.
Në mbledhjen e cila do të mbahet në ora 18:00, pritet të merret vendimi për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.
Ditë më parë, në takimin që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur me kryetarët e komunave të Kosovës është paralajmëruar heqja e orës policore, shtyrja e orarit të punës së gastronomisë deri në orën 23:00 dhe lejimi dasmave dhe ahengjeve nga 15 qershori.