Thirrja e komandantit të marinsave ukrainas të barrikaduar në uzinën e çelikut: Mos na lini të vdesim!

07 maj 2022 | 23:33

Operacioni i nisur të enjten përfundoi sot. Kievi njoftoi se të gjithë civilët më në fund janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol. Por aty mbetet ushtria.

Komandanti i marinës ukrainase, i bllokuar brenda uzinës së bashku me ushtarët e batalionit Azov, nis një apel.

“Duket sikur e kam gjetur veten në një reality show djallëzor, ku ne jemi ushtarakë, luftojmë për jetën tonë, provojmë çdo mundësi për të shpëtuar veten dhe e gjithë bota po shikon vetëm një histori interesante. I vetmi ndryshim është se kjo nuk është një film dhe ne nuk jemi personazhe të trilluar. Fuqi të mëdha ne presim rezultatin e veprimeve tuaja… koha po mbaron dhe koha është jeta jonë” shkruan në një postim në Facebook, Serhiy Volyna, komandanti i brigadës së 36-të detare të ushtrisë ukrainase i barrikaduar me trupat e regjimentit Azov në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Rezistenca e batalionit Azov vazhdon brenda fabrikës së çelikut Azovstal. Sipas disa burimeve, pavarësisht se Putini e ka bërë të ditur vazhdimisht se nuk është i gatshëm të evakuojë ushtrinë, por vetëm civilët, ushtarët ukrainas thanë se ishin gati të rezistonin “të paktën edhe 48 orë të tjera” përtej datës 9 maj, ditë në të cilën thuhet se kreu i Kremlinit dëshiron t’i japë fund “lojës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me…