“Thirrja” e Mirakut dhe Mentorit selektohet për festivalin “In the Palace” mundësi e mire drejt Oscar-it

16 mars 2024 | 19:43

Aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Mentor Zymberaj, përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar se Filmi “THIRRJA” (THE CALL), është nominuar në njërin nga festivalet më të rëndësishme Botërore në “IN THE PALACE International Short Film Festival”.

“Filmi ynë i ri, THIRRJA (THE CALL), selektohet në ndër Festivalet më të rëndësishme Botërore, në Festivalin – IN THE PALACE International Short Film Festival, i cili Festival është i kualifikuar për Nominimet për OSCAR – OSCARS ACADEMY AWARD QUALIFYING!
Falënderojmë : Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Drejtorinë e Kulturës së Komunës së Prishtinës.

Urime ekipit realizues të Filmit!”, thuhet mes tjerash në shkrimin e Zymberajt në facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marrin…