Thirrjes së Kurtit i përgjigjet diaspora me të holla

14 prill 2020 | 09:10

Shumë mërgimtarë nga Kosova, menjëherë pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për përkrahje financiare të Qeverisë së Kosovës, i janë përgjigjur thirrjes së tij dhe kanë filluar, nëpërmjet pagesave me e-banking dhe fizike, nëpërmjet institucioneve financiare dhe mikrofinanciare, të derdhin para në xhirollogarinë e themeluar me vendim të Kurtit për situatën e keqe financiare të  Kosovës që ka shkaktuar pandemia COVID 19.

Në faqen “#meKryeministrin”, në rrjetin social “Facebook”, mërgimtarët kanë publikuar edhe shumat që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës e që, sipas një llogarie, për dy ditë ka kaluar mbi 100 000.00 euro.

Dy ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një videomesazh ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës në përballje me COVID-19. “Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai, e në këtë llogari mërgimtarët shqiptarë kanë derdhur shuma të ndryshme parash, nga 20 000.00, deri në 50.00 euro. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stanley Chera, një agjent i mirënjohur i pasurive të patundshme…