Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

05 gusht 2025 | 10:42

Thirrjet antishqiptare, që u dëgjuan gjatë ndeshjes basketbollistike Maqedonia e Veriut – Rumania, e cila u luajt në Kumanovë, ka ngjallur reagime të ashpra.

Së fundmi ka reaguar edhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Ajo tha se populli maqedonas ndihet i turpëruar pas këtyre thirrjeve.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, shkroi ajo në Facebook.

Siljanovska – Davokva u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas saj, “mësimi i parë se si të brohorasësh mësohet në shtëpi e më pas në shkolla”.

Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe t’i mësojë se si të brohorasin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha (Përgjegjësia politike e Albin Kurtit dhe VLEN…