
THJESHT, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS – UÇK!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Protestë e jashtëzakonshme në Prishtinë: Që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk ka pasur protestë me më shumë pjesëmarrës se kjo e datës 7 gusht 2025. Ndonëse tre sheshet kryesore të Prishtinës: “Zahir Pahaziti”, “Skënderbeu” dhe “Adem Jashari” ishin të zëna me aktivitete sportive dhe të bizneseve, që për mua nuk ka ndonjë kuptim (një shesh është dashur të jetë i lirë), hapësirat e lira ishin të tejmbushura me protestues. Nga poshtë nuk dukeshin protestuesit, nga perspektiva e zogut – dronit ishte një masë e jashtëzakonshme, e paparë deri më tani. Dukej qartazi se pushteti kishte ndërmarrë masa që hapësira për protestues të jetë sa më e ngushtë. Megjithatë, lumenjë protestuesish vinin nga të gjitha drejtimet, me flamuj kombëtarë, flamuj të UÇK-së, pankarta dhe kanotiere me simbole të UÇK-së, me foto të pengjeve politike, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, udhëheqës kryesorë të UÇK-së dhe bartës të posteve më të larta politike dhe publike. Protesta ishte kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë. Protesta ishte kundër kriminelëve juridikë, Jack Smith dhe Ekaterina Trandafilova si udhëheqës së Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale Juridike në Hagë. Protesta ishte kundër kolaboracionistëve të kësaj Gjykate në Prishtinë dhe Beograd. Në pushtet dhe në opozitë. Protesta ishte për të nderuar dhe respektuar ushtarët e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, Heronjtë dhe Martirët e Kombit, të gjitha viktimat e përpjekjeve për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Protesta ishte për të puthur duart, faqet dhe sytë e atyre që rrokën armët dhe vunë peng gjymtyrët dhe jetët e tyre në mbrojtje të atdheut dhe idealit ndër shekuj. Protesta ishte për t’i pështyrë në pafytyrën e tyre të gjithë ata që i mohojnë këto vlera dhe këto sakrifica e që janë trashëgimi gjenetike jugosllave dhe serbe ndonëse belbëzojnë shqip.
Mallkimi i të mallkuarve: Në protestë ishin ata që e duan lirinë, kanë dinjitet, kanë shtyllë kombëtare kurrizore, kanë integritet njerëzor, kombëtar dhe moral, personal dhe familjar përkundër atyre që bënë çmos kundër kësaj proteste. Përfundimisht dështoi linja e nxehtë e kuqe telefonike (hot – line) midis Radoiçiqit dhe Limoza Kularit kundër UÇK-së dhe pengjeve të Hagës që u mbuluan me lavdi, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre që ishin dënuar më parë apo që do të gjykohen më vonë. Dështoi kjo greko-serbja që po e keqpërdorë gjuhën shqipe për të mashtruar opinionin se është shqiptare, kësulkuqja dhe shpirtzeza, laddy Makbeth Mihali. Dështuan pordhaxhinjtë e Tiranës, mercenarë të grazhdit të Kurthit. Dështuan mohuesit e së vërtetës jargavitësit e pushtetit, sabotuesit e lirisë, hajnrullahët, dilmalët, “akademikët” dhe kumbarët e spasiqëve. Dështuan të gjithë ata që personalisht dhe familjarisht, kurrë dhe asnjëherë nuk kanë bërë asgjë për Kombin dhe Atdheun dhe gjithherë, personalisht dhe familjarisht kanë punuar kundër Kombit dhe Atdheut. Sot e kësaj dite. Trimëruese në këtë protestë ishte prania e madhe e të rinjve që në këtë protestë dhe duke vizituar vendet e Shenjta të Heronjve të Kombit po e mësojnë historinë e vërtetë kombëtare e cila ka përpjekje të rishkruhet nga pushteti antikombëtarë dhe Gjykata Speciale Raciste. Kishte të pranishëm shumë qytetarë të moçëm të Prishtinës që nënkupton urbanizimin e UÇK-së. Kishte shumë femra, luftëtare të lavdishme të UÇK-së, shumë nga diaspora të entuziazmuar deri përlotje, kishte shumë ushtarë të UÇK-së me moshë të madhe dhe shëndet të rrënuar por me vullnet të pamposhtur për të mbrojtur atë që e fituan me shumë mund, djersë dhe gjak. Të vendosur për ta mbrojtur luftën e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Politik, të Përjetshmin Bacë Adem Demaçi dhe Komandantin Legjendar, të Pavdekshmin Adem Jashari. Respekt edhe për pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare që e duan Kosovën dhe duan të jetojnë me shqiptarët, me të gjitha drejtat. Respekt për Ali Ahmetin që e madhështoi protestën.
Nuk kemi pse të brengosemi: Prania aq e madhe e të rinjve nënkupton se ne që e kemi një moshë të madhe e që kemi bërë përpjekje të kontribuojmë për Komb dhe Atdhe, jemi të lehtësuar të shkojmë atje nga ku nuk ka kthim sepse këta do të jenë valëzimi i përhershëm që do ta ruajnë dhe mbrojnë jo vetëm kujtesën kombëtare por edhe vet qenien, mbijetesën dhe përparimin e përjetshëm të Kombit.
Zinxhirit gjenetik të Kombit Shqiptar po i shtohen edhe tre hallka (kromozome) që e garantojnë dhe sigurojnë pavdekësinë: UÇK.
Lavdi dhe respekt!