Thjeshtoni jetën tuaj me teknologjinë e avancuar – Si Samsung dhe Jamie Oliver po sjellin një eksperiencë të re në çdo shtëpi

31 korrik 2025 | 12:38

Në jetën e përditshme, ku çdo minutë ka vlerë dhe koha për të gatuar është shpesh e kufizuar, teknologjia vjen në ndihmë për të krijuar një stil jetese më të lehtë dhe më të zgjuar. Kjo është filozofia që bashkon Samsung me Jamie Oliver, shefin britanik të njohur në të gjithë botën për qasjen e tij të thjeshtë, të shijshme dhe të shëndetshme ndaj gatimit.

Jamie Oliver, me dhjetëra libra të shitur në miliona kopje dhe emisione televizive të ndjekura globalisht, ka frymëzuar familje të tëra të gatuajnë më mirë në shtëpi. Tashmë, përmes një partneriteti me Samsung, ai i sjell këto receta direkt në pajisjet Bespoke AI, kuzhina inteligjente që e kupton ritmin tënd të jetës.

Në zemër të kësaj eksperience qëndron linja Bespoke AI Kitchen, e pajisur me teknologji të avancuar që kombinon dizajnin modern me funksione të zgjuara. Frigoriferët Samsung Family Hub, për shembull, jo vetëm ruajnë ushqimin në mënyrë të përsosur, por identifikojnë produktet që ke brenda dhe sugjerojnë receta të Jamie Oliver bazuar në to. Ekrani i integruar në derën e frigoriferit mund të shfaqë udhëzimet e gatimit në kohë reale, duke e bërë të gjithë procesin më të thjeshtë dhe më intuitiv.

Furra Bespoke AI është një tjetër element kyç i përvojës. Me ndihmën e sensorëve të brendshëm dhe teknologjisë AI Pro Cooking, ajo njeh automatikisht llojin e ushqimit që po përgatit dhe sugjeron kohën dhe temperaturën ideale për pjekje. Kështu, një tavë mishi, një byrek ose një peshk në furrë nuk janë më një sfidë dhe rezultati është gjithmonë profesional.

Për prindërit e zënë, për profesionistët që punojnë nga shtëpia apo për të gjithë ata që duan të ushqehen mirë pa harxhuar shumë kohë, kjo teknologji ndryshon gjithcka. Një shembull konkret: një përdorues mund të përzgjedhë një recetë nga aplikacioni SmartThings Cooking, të ndjekë hapat në ekranin e frigoriferit ndërkohë që furra vetë përshtat temperaturën, ndërsa aplikacioni mund të sugjerojë automatikisht produkte që të mungojnë dhe t’i shtojë në listën e blerjeve.

Samsung ka ndërtuar një ekosistem ku çdo pajisje punon në harmoni me të tjerat, nga planifikimi i vakteve, tek gatimi, tek ruajtja dhe mirëmbajtja e ushqimit. Gjithçka është ndërtuar me përdoruesin në mendje: komoditet, kohë e fituar dhe përvojë më e këndshme në kuzhinë.

Ky bashkëpunim i ri me Jamie Oliver nuk është thjesht një emër i madh i bashkangjitur teknologjisë, por një ftesë për të gatuar më shpesh, më shëndetshëm dhe me më pak stres. Dhe mbi të gjitha, për të rikthyer kënaqësinë e vakteve të përgatitura në shtëpi, pavarësisht sa të ngarkuar jemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra,…