
Thomas Strakosha në mesin e më të mirëve në ndeshjet e para të play-offit në Conference League
22 gusht 2025
| 17:55
Skuadra e AEK-ut, ku luan portieri shqiptar, Thomas Strakosha barazoi 1:1 ndaj Anderlechtit, në ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Conference League.
Ishte pikërisht Strakosha që shëptoi skuadrën e tij nga një humbje në Belgjikë.
Portieri shqiptar është në mesin e lojtarëve më të mirë në ndeshjet e para të play-offit.
Ai bëri 10 pritje ndaj Anderlechtit dhe u vlerësua me notën 9.0 nga faqja e njohur “Sofascore”.