Thotë se është kosovare, Rita Ora sqaron deklaratën që bëri bujë

26 gusht 2021 | 11:39

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj. Madje përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale apo në intervistat e shumta, ajo e ka treguar gjithmonë me krenari se nga është.

Mirëpo ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur shqiptar, Rita thotë se është “kosovare”.  Madje pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë pasi shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory dhe shkroi: “Pse femrat kosovare janë kaq të papara?”.

E pikërisht kjo ka hapur debat të madh te fansat e saj. E si pasojë, Ora duket se është detyruar që të japë një shpjegim në lidhje me përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. Teksa ishte e ftuar së fundmi tek “Wired”, këngëtarja e famshme u është përgjigjur pyetjeve më të klikuara për të në “Google”.

Gjatë kësaj interviste, Rita Ora është shprehur se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha këngëtarja me famë botërore.

Thotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora sqaronThotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora sqaronThotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora sqaron

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha nuk është në favor por është e mjaftueshme për…