
Thunder mposhtin Pacers në ndeshjen e pestë, një hap larg titullit
Thunder fituan 120–109, duke kaluar në epërsi 3–2 në serinë më të vlefshme (finale) dhe tani janë vetëm një fitore larg titullit të parë në histori që nga transferimi në Oklahoma City
Jalen Williams shpërtheu me 40 pikë, duke shënuar performancën më të lartë të karrierës në play off dhe duke treguar që mund të mbajë barrën në momente vendimtare.
Shai Gilgeous‑Alexander, MVP i sezonit, shtoi 31 pikë, 10 asistime, 4 bllokime.
Një seri dramatike 18‑4 në fund të çerekut të katërt konsolidoi fitoren e Thunder, duke e bërë të pavlefshëm një reagim të shkurtër nga Pacers.
Tyrese Haliburton i Pacers vuajti nga lëndimi në këmbën e djathtë, duke përfunduar me vetëm 4 pikë, por ofroi 7 ‘rebounds’ dhe 6 asistime.
Pascal Siakam mbajti nivelin me 28 pikë, ndërsa nga stoli erdhi T.J. McConnell me 18 pikë.
Skuadra që fiton ndeshjen e 5-të në një seri të barabartë 2–2 të finales historikisht ka 74% probabilitet për të fituar titullin .
Tashmë OKC është në prag të titullit, ndeshja e gjashtë finale zhvillohet këtë të enjte, në shtëpinë e Pacers, në “Gainbridge Fieldhouse”.