“Thyen” mesazhet e trafikantëve, kapen 27 tonë kokainë në Belgjikë

06 prill 2021 | 12:14

Shifër rekord kokaine kapet nga autoritetet belge në portin e Antwerp.

Agjentët belgë arritën të çkodonin mesazhet  e anëtarëve të grupit kriminal, që përdornin telefona të kompanisë kanadeze Sky ECC, për të kapur plot 27 tonë kokainë.

Nëse droga do të dilte në treg ajo do të kapte një vlerë prej 1,382 miliard euro.

Hetimi filloi në 2016, ndërs sipas shtypit vendas, janë dëshifruar më shumë se 500 milionë mesazhe të shkëmbyera ndërmjet anëtarëve të organizatave kriminale. Këta persona, ka thënë Prokuroria belge, përdornin telefona të koduar të shitura nga kompania Sky Global me bazë në Kanada. Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, në muajin Mars u vu nën hetim në SHBA për bashkëpunim në trafikun e drogës. Mesazhet hedhin dritë mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës përmes portit të Antwerpen. Rezultatet e dërgesave janë përgjuar që nga 20 Shkurt.

Hetimet për rastin vazhdojnë edhe në Francë e shtete të tjera.

Kujtojmë se, më 2 prill, në të njëjtin port u sekuestruan rreth 11 tonë kokainë

Jo pak herë, në operacione të tilla anti-drogë në Belgjikë por edhe në Holandë nuk ka munguar as përfshirja e shqiptarëve, ndërsa për rastin konkret nuk ka ende asnjë informacion të tillë./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që modelet e reja të “iPhone 12” u pritën…