Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë

25 dhjetor 2025 | 09:15

Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë e ku janë vjedhur edhe gjësende të ndryshme. Policia ka njoftuar, se është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht vegla pune). Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është mbajtur mesha solemne…