Ti Dullë nuk fole kur u arrestuan ish-ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për drejtësi

26 shtator 2020 | 20:55

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook”, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, për reagimin që ka bërë në raport me bastisjet e EULEX-it në OVLUÇK dhe arrestimin e dy udhëheqësve të kësaj organizate.

“Dulla në emër të qeverisë i paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadër të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!”, ka shkruar deputetja Musliu.

Ajo ka thënë se kryeministri, të cilit i referohet me emerin Dullë, nuk foli për arrestimet e djeshme të ish ushtarëve të UÇK-së. Sipas Musliut, tash nuk mund të flasësh as sot për drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive.

Postimi i plotë i saj:

Paska folë Dulla

Dulla në emër të qeverisë i paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadër të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!!!!!

Jo, Dullë! Mirë Eulexi e mirë UÇK-ja nuk shkon sepse vetëm njëra palë po prangoset.

Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove  sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?

Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.

Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zviceranët do të votojnë nesër nëse do të heqin dorë…