TI: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit; shansi te LV-ja

23 janar 2020 | 10:18

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të enjten Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, i cili vlerëson se mbi dy të tretat e vendeve janë duke stagnuar ose shënuar hapa prapa në përpjekjet anti-korrupsion.

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

“Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime”, vlerëson Transparency International.

“Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thotë Transparency International, për të shtuar se kjo parti, gjatë fushatës zgjedhore, ka qenë ndër të paktat që u është përgjigjur kërkesave për zbulimin e kostove të fushatës.

Megjithatë, shton Transparency International, mbetet të shihet nëse qeveria e re do të sigurojë një standard më të lartë të integritetit politik.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/kosova-perkeqesim-lufta-kunder-korrupsionit-/30392333.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka takuar ambasadoren…