
T’i lëmë anash interesat personale e të punojmë për vend
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një shkrim publikuar në “Facebook”, ka deklaruar se pozicioni i partive politike do të duhet të ishte i qartë. Pacolli tha se po flitet për postin e presidentit të Kosovës derisa ne e kemi atë. Ai tha se është momenti që liderët politik t’i lënë anash interesat e tyre dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.
Shkrimi i Pacollit:
Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë.
Tani mos të flitet për Presidentin. Ne e kemi Presidentin!
Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politikë njëherë e përgjithmonë t’i lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.