‘Tifozat Kuq e Zi’ me mesazh të fuqishëm para Shqipëri–Serbi: S’jemi në stadium, por jemi aty për Kombin

05 qershor 2025 | 12:54

eksa tensioni rritet për sfidën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, “Tifozat Kuq e Zi” japin një sinjal të qartë: dashuria për Kombëtaren nuk njeh kufij apo barriera. Edhe pse fizikisht nuk do të jenë në “Arenën Kombëtare”, grupimi legjendar i tifozëve ka paralajmëruar një tjetër mënyrë për të qenë afër ekipit.

Në një reagim të shpërndarë sot, ata njoftojnë se do të mblidhen në orën 19:00, te Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”, përballë Piramidës, ku do të vendosin një ekran gjigant për të ndjekur së bashku sfidën. Mesazhi i tyre është i qartë: “Nuk ka rëndësi ku jemi, por për kë jemi!”.

Me zëra të bashkuar, këngë patriotike dhe një atmosferë elektrizuese, TKZ synojnë ta kthejnë këtë ditë në një festë të vërtetë për Shqipërinë.

Postimi

‘Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.

Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë.

Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë.’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për…