Tifozat Kuqezi bëjnë thirrje për bojkotimin e ndeshjes Shqipëri – Letoni

08 gusht 2025 | 12:11

Tifozët kuqezi kanë bërë një tjetër reagim të ashpër ndaj Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Madje ata kërkojnë që askush të mos shkojë në tribunat e “Air Albania” për ndeshjen ndaj Letonisë që zhvillohet në shtator.

Po ashtu TKZ-ja është e befasuar nga heshtja e turpshme e lojtarëve të Kombëtares në lidhje me organizimin e Kampionatit U21 me Serbinë dhe me përjashtimin e tifozëve nga FSHF-ja.

“Edhe më shqetësuese është heshtja e turpshme e lojtarëve të Kombëtares. Nuk presim të na duartrokasin. Por të paktën të mos harrojnë kush i ka ndjekur në çdo cep të Evropës. Kush i ka ngritur kur janë rrëzuar. Kush ka derdhur zë dhe pasion për ta, pa pagesë, pa sponsorë, pa interesa. Sot, kur padrejtësia është e hapur, ata zgjedhin të heshtin dhe t’i shërbejnë qorrazi një federate që përjashton popullin nga Kombëtarja e vet…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i reprezentuesit të Kosovës, Florent Muslija ka kaluar si…