Tifoze e Interit që thyen çdo tabu: bikini, motosharrë dhe rrjeti në “flakë”
06 shkurt 2026
| 16:18
Ines Trokia, e njohur si tifoze e zjarrtë e Interit dhe modele me eksperiencë si moderatore sportive në “SportItalia”, ka ndezur rrjetin me një set fotosh tepër provokues.
31-vjeçarja ka postuar imazhe ku shfaqet me bikini dhe, jo më pak surprizuese, mbajtur në duar një motosharrë, kombinim që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka shkaktuar një valë reagimesh online.
Bukuroshja italiane konsiderohet një nga gratë me linjat më perfekte në vend, dhe postimet e saj të fundit tregojnë se nuk nguron të eksperimentojë me imazhe origjinale dhe provokuese.
Ndjekësit kanë komentuar masivisht, duke shpërndarë fotot dhe duke i bërë ato virale në rrjetet sociale.










