Tifozët e Fenerbahçes kërkojnë shkarkimin e trajnerit

24 shkurt 2020 | 22:28

Humbja në derbin e djeshëm të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Gallatasarait ka nervozuar pa masë tifozët e skuadrës verdheblu, ku luan dhe sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

Me të rënë bilbili, tifozët e Fenerbahçes bërtisnin në kor duke kërkuar shkarkimin e trajnerit pas disfatës me rivalët e përjetshëm si dhe më pas kanë rrethuar presidentin e klubit Ali Koç.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon si Koç kapërcen ballkonin e tribunës VIP dhe u shmanget tifozëve të skuadrës së vet, të cilët shfrynë të dëshpëruar pas humbjes me Gallatasarain.

Presidenti i Fenerbahçes është larguar më pas me ndihmën e rojeve të stadiumit.

8 pikë diferencë nga vendi i parë dhe mëse 5 vite pa fituar kampionatin nuk mund të falen kollaj nga tifozët e Fenerbahçes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka përmendur disa nga arsyet…