
Tifozët e Lazios vijnë me një tjetër koreografi fantastike
05 shkurt 2020
| 21:00
Tifozët e Lazios kanë treguar edhe një herë se janë të jashtëzakonshëm në krijimin e koreografive.
Skuadra nga kryeqyteti italian, në ‘Olimpico’ është duke zhvilluar ndeshjen e mbetur të javës së 17-të kundër Hellas Verona.
Para fillimit të kësaj ndeshje, tifozët e Lazios me anë të mjeteve ndriçuese, kanë formuar shqiponjën, simbolin e tyre të klubit.
Tifozët e Lazios njihen për koreografi, ku në shumë ndeshje shfaqin gjëra të veçanta./Epoka e re/