
Tifozët e Man Unitedit futen dhunshëm në Old Trafford, pak para ndeshjes me Liverpoolin
Tifozët e mllefosur të Manchester Unitedit janë futur dhunshëm në stadiumin e klubit, Old Trafford, dhe po protestojnë në fushë kundër familjes Glazer, e cila e ka në pronësi klubin.
Ata po protestojnë në fushë pak orë para ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në Premierligë.
Tifozët e mblodhën edhe pranë hotelit të ekipit në Mançester, ku ekipi i Unitedit po qëndron para ndeshjes më Liverpoolin që nis në orën 17:30.
Shumë tifozët të Unitedit ndihen ende të inatosur dhe të mllefosur me rolin e klubit si njëri prej themeluesve të projektit të propozuar për një Superligë Evropiane.
Nëse Unitedi e humb ndeshjen e sotme kundër Liverpoolit, atëherë rivali Manchester City do të shpallet kampion i Anglisë edhe zyrtarisht, katër ndeshje para përfundimit të sezonit.
Pronari i Unitedit, Joel Glazer, i cili ishte emëruar zëvendëspresident i Superligës kur u njoftua krijimi i kësaj lige tashmë të dështuar, kërkoi falje në një letër të hapur drejtuar të gjithë tifozëve të klubit.
Unitedi ishte në mesin e nëntë klubeve që u tërhoqën nga Superliga.Express