Tifozët gjakovarë ftohen të shtunën në mbështetje të KF Vëllaznimi në derbin ndaj FC Liria

20 prill 2026 | 18:39

Tifozët e KF Vëllaznimi janë ftuar që të shtunën, më 25 prill, në ora 15:00, të jenë të pranishëm në stadiumin e qytetit në Gjakova për të mbështetur ekipin e zemrës në përballjen ndaj FC Liria, në kuadër të derbit të madh të Ligës së Parë në futboll.

Thirrja është bërë nga fan-klubi i skuadrës, i cili u ka bërë apel sportdashësve që të mbushin stadiumin dhe të krijojnë një atmosferë sa më të zjarrtë në mbështetje të ekipit.

Sipas tyre, kjo ndeshje nuk është vetëm një përballje sportive, por një moment i rëndësishëm për të dëshmuar unitetin, përkushtimin dhe dashurinë për klubin. Ata theksojnë se përkrahja nga tribunat mund të jetë vendimtare në çdo aksion dhe në çdo duel në fushë.

“Vëllaznimi ka nevojë për përkrahjen tonë në çdo moment. Le të jemi shtysa që i çon drejt fitores. Çdo brohoritje dhe çdo duartrokitje bën diferencën”, thuhet në thirrjen e tifozëve.

Tifozët janë ftuar që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për këtë përballje të rëndësishme, në mbështetje të klubit dhe ngjyrave të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së…