Tifozët holandezë: Shqiptarët kërkojnë deri në 650 euro, kemi vetëm 200 euro

25 maj 2022 | 16:27

Duket se kriza për bileta ka prekur edhe tifozët që kanë ndërmarrë rrugë të gjatë për të qenë në kryeqytetin shqiptar në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Dy tifozë të Feyenoord, të mbërritur në Tiranë për të ndjekur finalen e Conference League mes Feyenoord dhe Roma, thonë për mediet e vendit të tyre se kanë gjetur shifra të larta në tregun e zi, sa i përket biletave.

52-vjeçari Huig van Duijn dhe 55-vjeçari Gerrit van Velzen thanë në një intervistë për median holandeze trouw.nl se po kërkonin në rrugët e Tiranës për bileta dhe çmimet që kishin gjetur varionin nga 500 deri në 650 euro, por limiti që ata duan të shpenzojnë është 200 euro.

“Ne thjesht donim të ishim këtu, të përjetonim këtë moment, për qejf. Nëse nuk do të arrijmë të blejmë biletë për një çmim të arsyeshëm, atëherë do të marrim nga një birrë dhe do ta shohim ndeshjen diku tjetër”, thotë Van Duijn.

Ndonëse një natë më parë në Tiranë pati disa episode dhune mes tifozëve të të dy skuadrave, Van Dujin tregon përvojën e tij, pasi udhëtoi përmes Pizës për në Shqipëri. “Kishte shumë tifozë të Romës në avionin tonë, por asgjë për t’u shqetësuar”, tregon ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kate Moss nuk e ka pasur kurrë problem të flasë…