Tifozëve gjermanë u ndalohet blerja e fanellave me numrin 44, shkak simbolizmi nazist

02 prill 2024 | 14:30

Adidas ka ndaluar tifozët e futbollit të blejnë fanellat gjermane të personalizuara me numrin 44, pasi mediet kanë ngritur ngjashmërinë e saj me simbolin e përdorur nga njësitë naziste SS të epokës së Luftës së Dytë Botërore.

“Ne do të bllokojmë personalizimin e fanellave”, ka thënë një zëdhënës i Adidasit.

Njësitë SS ishin më përgjegjëset për krimet kundër njerëzimit të kryera nga nazistët.

Runa SS është projektuar për t’u përdorur nga njësitë naziste në vitin 1929. Anëtarët e SS varionin nga agjentët e Gestapos deri te rojet e kampeve të përqendrimit.

Detyrat e SS përfshinin administrimin e kampeve të vdekjes ku miliona hebrenj dhe të tjerë u vranë. Zëdhënësi i Adidas, Oliver Bruggen, ka mohuar se ngjashmëria e kompletit me simbolet naziste ishte e qëllimshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ndryshime në Kodin…