
Time Kadriaj tregon se çfarë i tha sot Daut Haradinaj për Albin Kurtin
04 qershor 2025
| 13:04
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka takuar Daut Haradinajn para seancës së sotme, e cila ka dështuar. Nga kafeneja, deputetja deçanase ka cituar Daut Haradinajn në një mendim të tij për Albin Kurtin.
“Edhe sot për të 26-herë seriali vazhdon. Dauti, po thotë se për Kurtin ma e rëndësishme është Albulena se zhbllokimi i kuvendit. Ne u treguam shumë gjenerozë me propozimin e dy femrave deputete por as kjo nuk vlejti për Kurtin. Me rëndësi faturat e rrymës po ju shkojnë qytetarëve të sterlodhur, nga kjo mafi e bardhë energjetike”, ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.