Time Kadrijaj: Perëndimi ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë

05 tetor 2020 | 00:08

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kardijaj, ka reaguar pas deklaratave të disa prej liderëve serbë rreth viktimave të luftës në Kosovë.

“Ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. Ata tashmë e dinë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pakthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me ShBA-në”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka thënë se zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe ta denojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë, të kërkojnë drejtësi për të pafajshmit që u viktimizuan në fundshekullin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në…