
Time Kadrijaj: Presidentja ka vepruar drejt
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka përshëndetur veprimin e presidentes Vjosa Osmani për të dërguar rast të ri në Gjykatë Kushtetuese në lidhje me ngërçin politik.
Ajo ka vlerësuar se veprimin e shefes së shteti ka qenë i drejt. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ajo ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, qëllimisht nuk po dëshiron të respektojë afatin kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
“Presidentja ka vepruar drejt dhe saktë. Ne si subjekt politik kemi kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese dhe kemi një vendim ku është caktuar afati njëmujor për konstituimin e Kuvendit. Fatkeqësisht, ky afat nuk është marrë seriozisht nga z. Kurti, i cili në takimet me ne aludoi që ka kaluar dhe se duhet të shkohet në zgjedhje të reja”, është shprehur Kadrijaj.