TIRANA ËSHTË E NDERUAR QË E SHPALL ALI AHMETIN “QYTETAR NDERI!

29 prill 2024 | 19:46

Ismet Sylejmani

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, sepse prej vitit 1981, pra prej atëherë kur shpërtheu vullkani i atij viti të pashembullt historik për shqiptraët, që nga ajo kohë, roli i Abaz Gjukës, ishte jo vetëm rol vendimtar, por kontributi i Tij për Kosovën e për çështjen shqiptare ka qenë vazhdimisht e gjithmonë në rritje, i gjithanshëm e katërciperisht progresiv e integrues!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, njërin ndër drejtuesit e LPK-së, njërin ndër themeluesit e UÇK-së, UÇPMB-së dhe të UÇK-së në Maqedoni të Veriut, që i tregoi gjithë botës, se populli shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka zot!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, ngase te Ali Ahmeti, te kjo krijesë e famshme, qëndron një thesar i madh i Atdheut e Kombit, i cili shtetin e ka para pushtetit personal politik dhe partiak, epërsi këto që Kombit të Tij ia rritë nderin dhe famën për çdo ditë, që në Maqedoninë e Veriut tokën e Atdheut të të parëve të tij e ruan si sytë e ballit!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, sepse duhet të dihet përgjithmonë se shqiptarët janë me fat, ashtu sikur e kemi thënë edhe shumë herë më parë, se në ballë të udhëheqjes se tyre e kanë njërin prej Udhëheqësve më të mëdhenj të popullit shqiptar, personalitetin e shquar të kombit, i cili në momentet vendimtare din të ofrojë stabilitet e të krijojë unitet politik, ashtu sikur ka porositur e sikur ka udhëzuar Kryetrimi e strategu legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, i cili në tërë jetën e Tij, që pa as më të voglin dyshim, është jetë e madhe dhe e jashtëzakonshme prej luftëtari shqiptar, luftën për lirinë, për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës e ka pasur në plan të parë!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, sepse Ali Ahmeti tërë jeten e Tij, pa asnjë mëdyshje e pa asnjë kalkulim personal, e nxorri në ankand nacionl të çështjes shqiptare në përgjithësi, por edhe të Kosovës e viseve të saja në veçanti dhe tash jo vetëm qeverisë me suksese të mëdha e të arritura vendimtare në Maqedoninë e Veriut, por me fuqinë e madhe të personalitetit të Tij, është vënë në shërbim të stabilitetit në rajon dhe më gjerë!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, i cili si njëri nga bijtë më të mëdhenj të popullit, të Atdheut e të Kombit, sikur edhe asnjë tjetër rast i vetem në histori, nga pjestarët e thjeshtë e deri te ata me merita të mëdha e kolosale, është i vetmi aktorë e i vetmi faktorë prej personaliteti shqiptar që jo vetëm mori pjesë në themelimin e tri ushtrive çlrimtare në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni të Veriut, por në tërë këtë trekëndësh historik shqiptar në ish-jugosllavi, jo vetëm i themeloi por edhe i drejtoi e komandoi me TO!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, sepse është mëkat prej Zotit po edhe prej popullit, është mëkat edhe ndaj Atdheut e është mëkat edhe ndaj Kombit, që ky bir i madh i Kombit, të mos përkrahet e të mos mbështetet fuqishëm nga të gjithë shqiptarët në rrugën e Tij të shtrenjtë e të shenjtë kombëtare, atë të realizimit të ëndrrave shekullore të të parëve tanë, të Rilindasve e të qindra dhe mijëra patriotëve, që i kanë mbyllur sytë dhe kanë shkuar në atë botë me merakun e madh se si do të jetë e ardhmja, se si do të drejtojnë e si do të udhëheqin shqiptarët e ardhshëm!

Tirana, Kryeqyteti i Nënë Shqipërisë, është e nderuar dhe e meriton ta ketë “Qytetar Nderi” të saj, Udhëheqësin e madh të popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetin, sepse koha dëshmoi katërcipërisht se: Ali Ahmeti është populli shqiptar!
Se Ali Ahmeti është Atdheu!
Se Ali Ahmeti është Kombi!
Koha dëshmoi se te këto Ali Ahmeti merr fuqi, se mëson të kaluarën e lavdishme dhe e nderon me fuqi e me kompetencë para botës!

Marrë nga shkrimi, ALI AHMETI SHPALLET “QYTETAR NDERI” I TIRANËS, publikuar më 28 Prill 2024!

Prishtinë, 29 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar nga Maqedonia…