
Tirana kualifikohet pa luajtur në Ligën e Evropës, një hap larg grupeve
31 gusht 2020
| 14:39
Tirana ka pasur shumë fat në shortin e sotëm në Nyon sa i përket Ligës së Evropës, pasi skuadra bardheblu që u eliminua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezda, do të luajë direkt në “play-off” të Ligës së Evropës dhe ka kaluar automatikisht pa luajtur turin e tretë.
Nga 10 skuadra që kishin kaluar më tej, dy prej tyre përfitonin kalimin e turit dhe bardheblutë ishin me fat. Kështu, goglat kapën Tiranën dhe Ludogorets që tani kanë shansin të shkojnë në grupet e Ligës së Evropës me një finale të fundit.
Bardheblutë fitojnë edhe 280 mijë euro pa luajtur aspak dhe sigurojnë, edhe në rast humbje, 300 mijë të tjera në “play-off”. Pra, praktikisht thuajse 600 mijë euro të sigurta që sot!. /Kohajone/