 
                    Tirana largon Bordinin, trajneri i ri vjen Nuhiu që ishte te Gjilani
                31 tetor 2025
                |  16:49
            
        Roberto Bordin nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian, pas humbjes ndaj Elbasanit.
Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Tirana falënderoi Bordin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.
Pas largimit të tij, drejtimin e skuadrës e ka marrë Ardian Nuhiu, që së fundmi ishte trajner i Gjilanit në Kosovë. Ai është prezantuar menjëherë para skuadrës dhe ka nisur punën me ekipin.
Sezoni ka nisur në mënyrë të vështirë për Tiranën, që pas nëntë javëve renditet në vendin e parafundit me vetëm gjashtë pikë. Ky është ndryshimi i dytë në stolin bardheblu këtë sezon, pas largimit të mëparshëm të Vangjel Miles.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        