Tiranë: Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit, i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

25 maj 2025 | 13:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën, raporton “TopChannel”.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale B.H., ishte duke çmontuar dhe hequr bolierin e ujit, por i ra duke i shkaktuar dëmtim në kokë. 52-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.

“Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të…