Tite largohet zyrtarisht nga Brazili

18 janar 2023 | 14:39

Adenor Leonardo Bacchi, i njohur më mirë si Tite, është larguar zyrtarisht nga kombëtarja e Brazilit.

Trajneri, i cili ka drejtuar kombëtaren braziliane në gjashtë vite e gjysmë dhe ka qenë në krye në Botërorin 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar, ka ndërprerë kontratën me Federatën.

“Dua të falënderoj lojtarët, punonjësit, drejtuesit dhe ju gazetarët me të cilët mund të kem pasur mendime të ndryshme, por gjithmonë me respekt absolut”, ka thënë Tite. Brazili tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi, ku primar mbetet emri i spanjollit Luis Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se…