Tjader Fernandez përforcon KB Peja
19 janar 2022
| 15:31
Klubi i basketbollit, Peja njofton se është përforcuar me basketbollistin nga Amerika Latine, Tjader Fernandez, raporton “Epoka e re”.
“KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozitës së organizatorit, Tjader Fernandez. Lojtari, i gjatë 1.78 cm ka një përvojë në ligat e rëndësishme të Amerikës Latine dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipin, pas lëndimit të Erdem Ilter, i cili pritet të mungoj së paku 3 javë. Mirë se vjen Tjader në folën e Shqiponjave!”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.



