Tjetër rekord trishtues, tetë të vdekur dhe 2 279 raste të reja me Covid në Kosovë

21 gusht 2021 | 15:34

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 12.666 testime, 2 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar tetë raste të vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e rasteve me Covid-19 ka rënduar tej mase gjendjen…