“T’lo” po bën namin, Era dhe Ledri ia vënë flakën verës

23 qershor 2025 | 13:28

Era Istrefi dhe Ledri Vula po korrin sukses të jashtëzakonshëm me bashkëpunimin e tyre më të fundit, “TLO”.

Vetëm pak ditë pas publikimit, hiti ka arritur të mbledhë afro 3 milionë klikime në YouTube, duke dëshmuar pritjen dhe pëlqimin e madh nga publiku.

Kënga është bërë menjëherë virale, jo vetëm për ritmin dhe energjinë verore, por edhe për klipin tërheqës ku dy artistët shfaqen për mrekulli.

“T’lo” është një tjetër dëshmi e forcës që kanë Era dhe Ledri në skenën muzikore shqiptare, si dy prej emrave më të pëlqyer të estradës muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci nuk është i vetmi kandidat prej Partisë Demokratike…