Tmerr në bord | Pilotët i zë gjumi gjatë fluturimit, ja çfarë ndodhi 28 minuta në qiell të hapur

09 mars 2024 | 17:13

Autoritetet indoneziane kanë nisur hetimet për incidentin në të cilin dy kapitenët e një kompanie ajrore vendase, të cilët i kishte zënë gjumë gjatë fluturimit.

Hetimi kundër Batik Air u iniciua nga Ministria e Transportit e Indonezisë.

“Ne do të kryejmë një hetim dhe do të vazhdojmë me një rishikim të operacioneve të fluturimit natën në Indonezi në lidhje me menaxhimin e rreziqeve të lodhjes për Batik Air dhe të gjithë transportuesit ajror,” tha Christie Edah Murni, drejtore e përgjithshme e transportit ajror, në një deklaratë për shtyp.

Drejtori i përgjithshëm i ministrisë së Transportit “qortoi ashpër” Batik Air pas këtij incidenti dhe u bëri thirrje kompanive ajrore që t’i kushtojnë vëmendje cilësisë dhe kohëzgjatjes së periudhave të pushimit të ekuipazhit, thuhet në njoftimin për shtyp.

Batik Air tha në një deklaratë për shtyp sot se ajo ndjek “një politikë adekuate pushimi” dhe “është e angazhuar për të zbatuar të gjitha rekomandimet e sigurisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore…