
Tmerrohen qytetarët, jastëkë të mbushur me gjarpërinj hidhen në rrugëTmerrohen qytetarët, jastëkë të mbushur me gjarpërinj hidhen në rrugë
20 shkurt
10:55
Qytetarët në Britani janë shokuar kohët e fundit, pasi në rrugët e Sunderlandit janë hedhur jastëkë të mbushur me gjarpërinj.
Së fundi në qytetin e Sunderland u gjetën 15 gjarpërinj të futur në një thes dhe të hedhur në rrugë.
Kjo është hera e dytë që ndodh një fenomen i tillë, pasi një javë më parë u gjetën 13 gjarpërinj të futur në një jastëk dhe të hedhur në rrugë.
Gjarpërinjtë u morën nga grupet e posaçme, ndërsa rezultoi se gjendja e tyre ishte e mirë.