Tmushiq përfaqëson Kosovën në garën 3×3

04 qershor 2025 | 22:00

Një prej lojtarëve më të dalluar të KB Trepça, Mikaile Tmushiq, është ftuar zyrtarisht në përbërjen e Përfaqësueses së Kosovës në basketbollin 3×3.

Ai do të përfaqësojë vendin tonë në një nga turnetë më prestigjioze ndërkombëtare, FIBA 3×3 World Tour, i cili do të mbahet këtë fundjavë në Prishtinë.

Turneu organizohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe pritet të sjellë në kryeqytet ekipe nga shumë shtete të ndryshme evropiane, duke e shndërruar këtë ngjarje në një festë të vërtetë sportive për të gjithë dashamirët e basketbollit.

Kosova do të ketë mundësinë të prezantohet para një audience të gjerë ndërkombëtare në një format dinamike dhe atraktiv siç është basketbolli 3×3, ndërsa përfshirja e emrave si Mikaile Tmushiq rrit pritshmëritë për një paraqitje dinjitoze.

Turneu do të zhvillohet gjatë ditëve të fundjavës në një atmosferë festive në zemër të Prishtinës, me shumë ndeshje emocionuese dhe pjesëmarrje elitare nga klubet dhe përfaqësueset më të mira të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka folur mbi mundësinë e mbajtjes…