Todt: Botërori në Formula 1 mund të mbyllet në gusht

30 maj 2019 | 11:17

Botërori 2019 te Formula 1 po humbet rivalitetin, teksa Mercedesi po dominon në çdo pistë ku është garuar deri më tani.

Ferrari që pritej ta bënte diferencën këtë sezon deri më tani ka zhgënjyer, duke mos qenë në atë nivel që pritej.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt, ish-drejtues i “kokëkuqes”, shprehet: “Një ekip i mirë, por që i mungon pak ‘kripë e piper’ në përbërësit e saj për të fituar dhe për të qenë kompetitiv. Unë shpresoj që ata ta rikuperojnë sa më shpejt. Nëse gjërat vazhdojnë kështu edhe në 2-3 garat e ardhshme, atëherë Botërori do të mbyllet para kohe, pas pushimeve verore. Më vjen keq ta them, por ky Botëror për momentin nuk po dhuron atë rivalitet që pritej. Vetteli është një pilot që ofron garanci, Leclerc është i ri dhe i talentuar. Edhe makina është deri diku kompetitive, por mungon ai ingredient që t’i lidhë të gjithë përbërësit”, ka deklaruar Todt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Holliwoodit, Miley Cyrus, më 31 maj do ta…