
Togeri i Policisë së Kosovës në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për trajtimin e tij në Turqi
01 gusht 2025
| 11:28
Bekim Ferizi, oficer i Policisë së Kosovës me gradën toger, ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Ai është nisur sot drejt Turqisë për t’u trajtuar, mirëpo shuma e mbledhur deri tani nuk mjafton për të mbuluar të gjitha shpenzimet.
Familjarët përmes një postimi në “Facebook”, bëjnë thirrje për ndihmë, pasi për vazhdimin e trajtimit dhe shërimin e tij nevojiten edhe 140 mijë euro.
“Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin. Mund t’i shpëtojë jetën babait tone”, ka thënë djali i Bekimit, i cili ka bërë publik edhe numrin e tij të telefonit për të gjithë ata që mund të kontribuojnë: 048 876 444.