Toka që ‘dridhet si gjethe’, rrugë të çara, njerëz poshtë tavolinave. Video dhe foto nga tërmeti 7.6 ballë që goditi Japoninë

01 janar 2024 | 23:49

Një seri lëkundjesh sizmike, 21 të tilla, kanë goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Lëkundja më e lartë 7.6 e shkallës rihter, ka qenë ajo e orës 08:10 minuta me orën tonë.

Një viktimë është gjetur në rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë pasi tërmeti goditi zonën. Raportohet se ka persona të tjerë të bllokuar por nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur.

Autoritetet kanë shpallur paralajmërim për cunam dhe i bënë thirrje popullsisë që të evakuojnë zonën e goditur nga tërmeti.

“Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të Japonisë”, tha si fillim Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor me bazë në Hawaii.

Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në Ishikawa dhe paralajmërime më të vogla për cunami, apo këshilla, për mbarë zonën e bregut në perëndim, përkatësisht në ishullin kryesor Hunshu. Dy orë më pas agjencia amerikane është shprehur se rreziku nga cunami i paralajmëruar në zonat e prekura nga tërmeti në Japoni është ulur ndjeshëm.

Raportohet se dallgë rreth një metër të larta goditën qytetin, por në disa zona vlerësohet se lartësia e tyre shkoi në 3 metra.

Autoritetet japoneze kanë theksuar se ky është paralajmërimi më i rëndësishëm i cunamit që nga tragjedia e 11 marsit 2011 të cunamit që shkatërroi Sumatrën dhe ishujt e tjerë të Paqësorit, duke shkaktuar qindra mijëra viktima.

Thirrje për evaukim nga zonat bregdetare është bërë dhe në Korenë e Jugut e Rusi, në ishullin fqinj me Japoninë.

Pamje tronditëse janë publikuar në rrjete sociale nga tërmeti që goditi Japoninë perëndimore të hënën. Në videot e ndara në rrjetet sociale, duken shtëpitë e rrafshuara, rrugë të çara në mes dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar.

Pamjet nga transmetuesi japonez NHK tregojnë momentin kur ra tërmeti me magnitudë 7.6 ballë. Janë regjistruar një seri lëkundjesh.

Tërmeti në Japoni, një viktimë në rrënojat e ndërtesës së shembur

Është raportuar për një viktimë pas shembjes së ndërtesës si pasojë e tërmetit që goditi Japoninë, raporton sky news.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duket se…