
‘Toki’ zbulon arsyen pse vazhdoi kontratën me Feronikeli
Feronikeli sot zyrtarizoi vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Afrim Tovërlani, derisa “Toki” është shprehur se për të marrë një vendim të tillë kanë ndikuar shumë faktor, por mbi të gjitha besimi i drejtuesve të klubit.
“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar kryetari dhe zyrtarët e klubit. Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër pretendente për titull, kuptohet që ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku dëshirojmë ne. Gjithashtu edhe tifozët e ‘Niklit’ dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e Kupa”, ka thënë Tovërlani për faqen zyrtare të klubit.
Feronikeli kampionati e mbyll pa asnjë trofe të fituar, por edicionin e ri ka synime të mëdha në garën për titull dhe Kupë.
(V.Z / Epoka e re)