Tolaj, Zemajt: Tri pagat jubilare dhe tri pagat pas pensionimit u takojnë punëtorëve shëndetësorë

09 korrik 2020 | 14:23

Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, ka ngritur shqetësimin e tij për mospagimin e tri pagave jubilare dhe tri pagave pas pensionimit të punëtorëve shëndetësorë.

Tolaj e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, se a është paraparë buxhet shtesë, që parashihet edhe sipas kontratës kolektive, për këtë qëllim.

“Pagat jubilare. Tri pagat jubilare. Tri pagat pas pensionimit të punëtoreve shëndetësorë. A keni pa mjete shtesë që i parasheh kontrata kolektive e shëndetësisë?”, ka pyetur Tolaj.

Ai i cili edhe vet është punëtor shëndetësor si specialist në QKUK, ka sqaruar se punëtorët shëndetësorë detyrohet që mjetet që u takojnë me ligj, detyrohen t’i marrin nëpërmjet rrugëve ligjore, duke krijuar shpenzime të panevojshme.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë që i plotësojnë kriteret që njihen nëpërmes kontratës kolektive sektoriale shëndetësore, janë të detyruar aktualisht që nëpërmjet gjyqit ta realizojnë këtë të drejtë. Kështu po krijohen shpenzime në vlerë të kamatës 8 për qind”, ka thënë Tolaj.

Në përgjigjen e tij, Zemaj ka thënë se është i njohur me këtë problematikë.

Ai ka sqaruar se ka pasur mungesë të buxhetit për këtë qëllim për vite me radhë.

Me rishikimin e buxhetit që pritet të bëhet së shpejti, ai ka thënë se ka kërkuar buxhet shtesë nga Ministria e Financave prej 11 milionë eurosh. Këtë problematikë, ka thënë ai, e ka diskutuar edhe me departamentin ligjor të ministrisë që e udhëheqë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, u…