Tom Hanks dhe gruaja e tij infektohen me koronavirusin e ri

12 mars 2020 | 11:42

Aktori i njohur Tom Hanks ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë infektuar me koronavirusin e ri në Australi.

Hanks, fitues i çmimit Oscar dhe gruaja e tij, të dy 63-vjecarë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë përballur me simptome të virusit.

Lajmin e ka konfirmuar vet aktori në rrjetin social, “Instagram”.

“Ne jemi pak të lodhur, kemi duar të ftohta dhe disa dhimbje në trup. Rita ka ethe që vijnë e shkojnë. Temperaturë po ashtu. Për të luajtur si duhet, si i duhet botës tani, ne jemi testuar për koronavirus dhe kemi dalë pozitivë”, ka shkruar Hanks.
Ai po ashtu ka njoftuar se të dy do të kalojnë disa kohë në izolim.

Çifti amerikan ka qenë në qytetin Gold Coast në Australi, pasi Hanks ka qenë duke punuar në një film për jetën e Elvis Presleyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se ndeshjet…