Tomë Gashi: Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit do të ndiqen penalisht

30 tetor 2019 | 10:24

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas lajmit se kyeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ngadalë dhe sigurt të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit, shtyrjen për vrasje, fshehjen e vrasjes do të ndiqen penalisht.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se pas  analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitjet e mira të Bentacur me fanellën e Juventusit kanë…