Top 10 femrat më të votuara për kuvendet komunale në mbarë Kosovën

21 tetor 2025 | 17:28

Në zgjedhjet komunale të mbajtura më 12 tetor në Kosovë, pati shumë kandidate femra që garuan në listat zgjedhore të partive politike për asambletë komunale. Shumë prej tyre arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota për t’u bërë pjesë e kuvendeve komunale, pa pasur nevojë të përfshihen përmes kuotës gjinore. Asamblistja më e votuar në nivel vendi është Jeta Bunari nga radhët e Vetëvendosjes, e cila ka marrë 1202 vota në Prishtinë.

Pas Bunarit renditet Adelina Stublla e LV-së në Podujevë me 1082 vota, e pasuar nga Sebahate Sadiku e PDK-së në Ferizaj me 1041, Besianë Musmurati e PDK-së në Prishtinë me 854 vota, Hava Mlinaku e PDK-së në Vushtrri me 835 vota, Lirie Hoti Rama e LV-së në Podujevë me 825 vota, Berita Abazi-Muhadri e LV-së në Prishtinë me 791 vota. Në mesin e femrave më të votuara në nivel të Kosovës është edhe drejtoresha aktuale e Arsimit në Komunën e Prizrenit nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, e cila ka marrë 790 vota. Po ashtu në mesin e femrave më të votuara për asmbliste janë edhe Florie Islami nga radhët e PDK-së në Ferizaj me 780 vota dhe Albulena Komani nga AAK-ja në Gjakovë me 759 vota.

Lista e top 10-shes së asambleisteve më të votuara në nivel të Kosovës:

Jeta Bujari (VV) – Prishtinë – 1,202 vota

Adelina Stublla (VV) – Podujevë – 1,082 vota

Sebahate Sadiku (PDK) – Ferizaj – 1,041 vota

Besianë Musmurati (PDK) – Prishtinë – 854 vota

Hava Mlinaku (PDK) – Vushtrri – 835 vota

Lirie Hoti-Rama (VV) – Podujevë – 825 vota

Berita Abazi-Muhadri (VV) – Prishtinë – 791 vota

Luljeta Veselaj-Gutaj (PDK) – Prizren – 790 vota

Florie Islami (PDK) – Ferizaj – 780 vota

Albulena Komani (AAK) – Gjakovë – 759 vota

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Jesper…