Top 10 kandidatët më të votuar të AAK-së deri më tani
08 qershor 2026
| 20:51
Pas numërimit të 6.45 për qind të votave për kandidatët për deputetë, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në krye të listës renditet Ardian Gjini me 1,251 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 1,111 vota dhe Daut Haradinaj me 866 vota.
Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar deri më tani janë edhe Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Arber Tolaj, Agim Çeku dhe Teuta Haxhiu.




